Po të kesh Qametin mbi krye qamet do kemi…
Po të kesh Qametin mbi krye qamet do kemi…
13 shkurt, 2021
Nga Mesila Doda
Qamet Rama, përveç fb e talljeve me shqiptarët, nuk di as të punojë e as të gjendet në ditën e vështirë të shqiptarëve.
Po si nuk ishte një herë ky shtet as ku ra tërmeti, as kur ra pandemia, as kur bie shi e përmbytemi e as kur bie borë e bllokohet rruga dhe njerëzit qëndrojnë në të ftohtë në mes të askundit.
Imagjinoni sot familjet që janë në çadra nga tërmeti i para një viti e gjysëm, me fëmijë, pleq e të mitur, të cilët sot nuk dihet si do mund ta kalojnë këtë natë…
I vetmi apel që kam është: refuzojini thasët me miell, 50 mijë lekëshat, kontratat e punës 3 mujore, presionet e legalizimeve, gjobat, presionin e tatimorëve, refuzojini, se pas 25 prillit s’do të kenë ç’tu bëjnë më…
Të sillemi si njerëz të vërtetë e me dinjitet e të mendojmë se lekët e favoret që marrim sot nga kjo bandë, nesër janë skllavëri e mjerim për veten tonë, fëmijët, familjarët, fqinjët e për më të dobtit.
Nga: 27.al