Po udhëtonte drejt Italisë, arrestohet në Serbi ish-luftëtari i UÇK-së
5 Janar 2024
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar sot nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook avokati Xhevdet Smakiqi, i cili i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme që përmes metodave diplomatike të kërkojë lirimin e Dakajt.
S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!
Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.
Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.
Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.
Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.
Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.