Po vjen furtuna, këto jan tre qytetet që do të ketë shtrëngata sonte
17 Prill 2023
Pasditen e sotme dhe nesër priten reshje mesatare në qarqet Lezhë, Dibër dhe Vlorë, ndërsa reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), sipas Institutit të Gjeoshkencave.
Në qarqet Lezhë, Dibër dhe Vlorë, reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.