6 Prill 2023

Nesër vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht përgjatë reliefve malore si dhe zonën e jugut, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Sikur duket nga harta, në zonën e jugut parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Gjithashtu në relieft malore të kësaj zone në lartësitë mbi 700 metër parashikohen reshje të dendura dëbore. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3 – 9m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensiv dhe shpejtësi deri në 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë 2 – 4 ballë i forc.

T emperaturat parashikohen:

në zona malore -2 deri 7°C

në zona e ulëta 1 deri 15°C

në zona bregdetare 5 deri 14°C