“Po vriten banorët te Bregu i Lumit, policia i thyen këmbën një gruaje dhe…”
“Po vriten banorët te Bregu i Lumit, policia i thyen këmbën një gruaje dhe…”
Nga: Gazeta Shqip
–
9 Prill 2019
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu shprehet se banorët janë dhunuar në mënyrë barbare dhe ndaj tyre është përdorur gjithashtu gaz lotsjellës.
Balliu pohon se policia i ka thyer këmbën një gruaje, ndërsa një banor tjetër është plagosur dhe ka pësuar të çara në pjesën e kokës
“Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri. Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.
Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqëruar në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën.
Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi”, shkruan ai.