Pogradec, ujërat e zeza të Linit derdhen në liqenin e Ohrit! Banorët: – Rama s’mbajti premtimin për kanalizimet
Lini i Pogradecit vuan ende mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza edhe pse është ndër fshatrat turistik më të vizituar në vend. Siç tregojnë vendasit ujërat e zeza derdhen në liqen ose në gropa septike.
“Unë kam gropë septike ne shtëpi, por ka të tjere që i derdhin në liqen, prandaj kërkojmë të bëhen kanalizimet në gjithe fshatin se janë 120 familje këtu. A ka më turp, ja si është ky vend si Venecia”, tha një banore.“A ka më turp, ujërat e zeza në liqen?! Nuk kemi ç’bëjmë se nuk kemi mundësi ekonomike t’i rregullojmë vetë. I bëjmë thirrje shtetit të vërë dorë, mos t’i mbyllë në bodrum ankesat e popullit”, tha një grua e moshuar.
Gafur Avdullari kryeplaku i fshatit Lin e përshkruan gjendjen “katastrofike”, teksa tregon dhe impaktin negativ tek turistët e huaj.“Turistët janë të kënaqur me natyrën dhe mikpritjen, por kur dalin në liqen lebetiten”, tha Gafur Avdullari.
Projekti për shtrirjen e kanalizimeve është shtyre tre herë, teksa kanë marre premtimin e rradhës se punimet do fillojnë në shtator.“Kryeministri premtoi se do të bëhen kanalizimet, por ende nuk janë bërë. Është shtyrë tre here projekti, tani na kanë dhënë se ndoshta nis puna në shtator. Po presim!”, shton kryeplaku i Linit.
Edhe zyrtarët e Bashkisë së Pogradecit jashtë kameras thanë se investimi për kanalizimet e banesave pritet të kryhet brenda vjeshtës së këtij viti. Ndërsa hotelet dhe bujtinat në bazë të vendimit të qeverisë duhet të kryejnë investime për impiantet e përpunimit të ujrave të zeza me buxhetet e tyre. Në total në gjithë bashkinë e Pogradecit janë 120 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në fushën e turizmit.
Nga