Policia gjen 17 trupa të pajetë brenda azilit të pleqve, dyshohet se kanë vdekur nga COVID-19
Policia gjen 17 trupa të pajetë brenda azilit të pleqve, dyshohet se kanë vdekur nga COVID-19
16 prill 2020
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shtëpi të moshuarish në New Jersey, ku u gjetën 17 trupa të pajetë.
Daily Mail raporton se policia pasi ka marrë një telefonatë anonime, ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është përballur me skenën e rëndë. Ka dyshime se të moshuarit janë viktima të COVID-19.
Po ashtu bëhet e ditur se të gjithë trupat e pajetë ishin futur në një hapësirë që shërben si morg i përkohësh, por nuk kishte kapacitet për 17 viktima. Aktualisht në SHBA, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 569 viktima, ndërkohë që në total numri i tyre ka shkuar në 28 326 të vdekur.
Gazeta Panorama