Skendaj-incidenti-policia

Policia kundra MEDJAVE.- Incidenti, po raportonte live Policia shtyn gazetarin e News24, shoqërohen protestuesit-FOTO. –

 28 mars 2019

Forcat e rendit para nisjes së seancës së Parlamentit janë përplasur me banorët e “Astirit” të cilët nuk i kanë lejuar të kalojnë pranë pedonales.

Në disa raste policët kanë shtyrë dhe kanë shoqëruar disa zonja protestuese, ndërkohë që një incident është shënuar dhe me gazetarin e News 24, Erjon Skëndaj.

Ky i fundit ishte duke raportuar live për  News 24, ndërkohë që policët e kanë shtyrë, dhe duke i penguar kryerjen e detyrës së tij.

Edhe pse i identifikuar me logon e mediat ku punon, kjo nuk ka mjaftuar për forcat e rendit që ta shtyjnë dhe ta tërhiqnin prej krahu si të ishte protestues.

Skendaj-incidenti-policia