Policia ndaloi protestën e diasporës, Meta me ftesë befasuese: – Ejani brenda oborrit të Presidencës. –
Policia ndaloi protestën e diasporës, Meta me ftesë befasuese: – Ejani brenda oborrit të Presidencës. –
27 dhjetor 2018
Ndërkohë që Policia e Tiranës ndaloi mbajtjen e protestës së njoftuar nga ana e diasporës, e cila kishte njoftuar se do të mblidhej para zyrës së Ramës në 28, 29 dhe 30 dhjetor, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë sot me një ftesë befasuese.
“Shqiptaret kane protestuar edhe ne diktature, pavaresisht nga kostot e tmerrshme qe kane paguar”- ka thene Meta ne nje deklarate per mediat nga qyteti i Korces.
Ne pergjigje te pyetjes se policia ua ka ndaluar lejen e protestes emigranteve, Meta ka theksuar prere:
“Nuk besoj qe nje gje e tille te kete ndodhur, por edhe nese ka ndodhur jane te ftuar te gjithe emigrantet te protestojne brenda oborrit te Presidences”- tha Meta.
Pyetje: Zoti President, shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe në vende të ndryshme të botës, kanë caktuar datën 28 për mbajtjen e një proteste. Ju, si garant i Kushtetutës, jeni informuar që Policia e Tiranës e ka refuzuar të drejtën për një protestë, ndërkohë që kjo është një e drejtë e përcaktuar dhe e garantuar nga Kushtetuta?
Presidenti Meta: Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës.
Vendimi i policise
Policia e Tiranes nuk i ka dhene leje protestes se diaspores, e cila nen drejtimin e Genc Sejkos, do te mbahej ne ditet e fundit te vitit para Kryeministrise.
Lajmin e ka bere vete me dije organizatori, njohur si njeriu i memeve Genc Sejko, permes nje deklarate per mediat, duke publikuar edhe shkresen, me pergjigjen e dhene nga Policia e Tiranes.
“Si qytetar shqiptar dhe evropian jemi udhehequr nga dy parime, respketimi i ligjt dhe e drejta kushtetuese. Ne 26 djetor dorezuam ne Polici nje dokument zyrtar per nje proteste qe do mabnim me 28, 29 dhe 30 dhjetor. 24 me vonese, policia na ka sjelle nje shkerse ku na ndalon ne qe te protestojme, nje e drejte qytetare dhe kushtetuse qe e ka firmosur Kastriot Skenderaj dhe eshte totalisht ne shkelje te Kushtetuetes. Ne i kthemi kthyer pergjigje policise, e kemi informuar qe jane ne shkelje te Kushtetutes, pasi protesten ne do ta mbajne si te drejte kushtetuese. Ne ne ato data do te vazhdojme me protesten, do te jete paqesore, ejani me familje dhe femijet. Nese policia nuk ka ndermend ta garantoje do ta garantojme ne si qytetare”- ka thene ai.