Policia nis arrestimet, ndalohen dy studentët. – Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.
Policia nis arrestimet, ndalohen dy studentët. – Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.
17:41 – 07.
Nga: Gazeta Shqiptare
Dy studentë të cilët protestuan para Kryeministrisë janë ndaluar nga policia e Tiranës. Studentët Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë.
Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik. Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigande. Edhe studentët e tjerë protestues po shkojnë të komisariati nr 1.
Gjatë paradites së sotme, studentët nga shumë universitete vijuan protestën e paralajmëruar vitin e kaluar. Ata kërkojnë zbatimin e 8 pikave nga qeveria, ndërsa sot kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.