28 Tetor 2024

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar paralajmëroi një ndjekje penale kush bllokon rrugët gjatë protestës se dites se neserme (29 tetor). Por Gazment Bardhi u përgjigj me ironi duke thënë se “kush do na ndjekë penalisht, Ilir Proda?”, që sic tha ai ‘është komanduar në atë detyre nga kreu i bandës së Elbasanit’.

Bardhi u shpreh se është detyrë e policisë të marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në tubimet e ligjshme.

“Kush do na ndjekë penalisht, Ilir Proda? Zëdhënësi i bandës së Elbasanit? Ai të rrijë dhe ca ditë në detyrë se do ta shikoni shumë shpejt që sic është provuar cdo akuzë e PD për lidhjet e zyrtarëve të shtetit me krimin e organizuar, ky është një nga këta zyrtarë që është komanduar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit. Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizimit të PD. Në cdo tubim ka bllokim  të rrugëve”, tha Bardhi.