Policia përplaset me fermerët. – Protestuan për çmimin e qumështit
24 Janar 2024
Policia ka shoqëruar pesë fermerë që protestuan ditën e sotme kundër uljes së çmimit të qumështit, dhe monopolit që ata thonë se është krijuar nga fabrikat që mbledhin qumësht.
Sipas informacioneve, fermerët janë marrë me forcë nga banesat e tyre, gati tre orë pasi ka përfunduar protesta.
Organizatorët pretendojnë se fermerët janë dhunuar nga uniformat blu gjatë shoqërimit.
Arsyeja sipas policisë është bllokimi i aksit Levan-Fier për shkak të mbajtjes së protestës.
Gazeta Dita