Policia shoqëron pedagogun Ergys Mërtiri dhe disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Aktivistët janë shoqëruar në zonën e Teatrit Kombëtar dhe nuk dihen arsyet e ndalimit

 19 DHJETOR 2020, 20:24

Policia ka shoqëruar pedagogun Ergys Mërtiri dhe disa aktivistë të tjerë, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe protestave të ditëve të fundit.

Sipas informacioneve të para ata janë shoqëruar nga Policia e Tiranës për në Komisariatin nr 1.

Konkretisht bëhet fjalë për Astrit Seranaj, Ergys Mërtiri, Gentian Hasani dhe Donald Martini.

“Policia ka marre me force Tit Seranajn, Ergys Mertirin etj nga aleanca para se te benin liven e çdombremshem. Jane ne komisaratin numer 1. Kane ushtruar dhune ne komisarat. Pas gjithe sulmeve vjen dhe sulmi drejtperdrejt ndaj fjales ne rruge te qytetareve. Kush te mundet te vije ketu. Nuk ka me gje per te humbur. Policia po arreston njerez se flasin. Policia po rreh njerez. Policia po vret njerez.”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Aktivistët janë shoqëruar në zonën e Teatrit Kombëtar dhe nuk dihen arsyet e ndalimit

GAZETA SHQIP