Politikani francez: – Do vendosim veton për negociatat . Shqipëria- është një vend i korruptuar.

17 maji 2019

Një deklaratë e fortë ka qenë ajo e kryetarit të Partisë Republikane franceze, Laurent Wauquiez,  i cili tha se Shqipëria është një vend i korruptuar dhe nuk do të lejojë çeljen e negociatave.

“Mendoj se është një gabim i rëndë. Shqipëria është një vend i korruptuar. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”.

“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Laurent Wauquiez për “Franceinfo” këtë të premte.

Kreu i Partisë Republikane, tha se “zgjerimi i Evropës”, tani i përbërë nga 28 vende, ishte një gabim i madh. Wauquiez ka deklaruar se është kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë nga kjo,” tha Laurent Wauquiez, i cili ka mbështetur procesin kur ai ishte ministër i Çështjeve Evropiane të qeverisë së François Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

“Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”.

BE është angazhuar në “bisedimet e pranimit” me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të angazhohet me Maqedoninë dhe Shqipërinë nga qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar Kosova dhe Bosnja.

Por shumë shtete anëtare po pengojnë lëvizjen për shkak të vështirësive me Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Kroacinë, të cilat ata konsiderojnë të jenë shumë të shpejtë.

o.j/dita