Polonia del në gatishmëri totale për të plagosurit ukrainas: – Jemi gati të presim mijëra ushtarë, do të transportohen me…

24 SHKURT 2022

Polonia po përgatit një tren duke e përshtatur si spital të lëvizshëm me të cilin do të transportohen ukrainasit e plagosur nga pushtimi rus.

Kështu ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë e Polonisë, zyrtarë të së cilës kanë folur për Reuters.

“Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina, përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur.

Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për pranimin e të plagosurve”, thuhet ne deklaratë.

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski, tha se Polonia kishte përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtoheshin personat e plagosur nga pushtimi në Ukrainë.

“Në total, ne vlerësojmë për momentin se do të kemi mundësinë të pranojmë disa mijëra pacientë të lënduar, përfshirë ata të plagosur rëndë”, tha ai për mediat lokale.

Gazeta Sot