Port i madh dhe pikë doganore me Malin e Zi në Liqenin e Shkodrës

5 Shtator 2020

Një port i madh pritet të ngrihet në Liqenin e Shkodrës, i cili do të jetë edhe pikë kufitare dhe doganë e shkëmbimit të mallrave mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Këtë e bën të ditur televizioni publik i Malit të Zi, duke cituar një dokument strategjik të Ministrisë së të Mirave Detare të Malit të Zi.

Sipas këtij dokumenti, në qytetin e vogël të Virpazarit, i cili ndodhet buzë liqenit të Shkodrës dhe afër qytetit të Tivarit, porti më i madh në Mal të Zi, është planifikuar të ndërtohet një port i madh dhe një pikë kufitare e përbashkët me Shqipërinë.

Strategjia thotë se përfitimet e portit të ri janë jashtëzakonisht të mëdha.

“Kur bëhet fjalë për portet, projekti i ringjalljes së portit të Virpazar është sigurisht jashtëzakonisht i rëndësishëm, dmth potencialet që do të vlerësohen nga rruga ujore Virpazar Ckla, ku është planifikuar ndërtimi i një kalimi të përbashkët kufitar për liqenin dhe trafikun rrugor”, thuhet në strategji.

Në dokument, theksohet se këtë mënyrë, do të sigurohen parakushtet e përshtatshme për zhvillimin e trafikut multimodal në ujërat e brendshme, si dhe lundrimin e mëtejshëm ndërkombëtar në portet e Republikës së Shqipërisë.

“Porti i Virpazar, i cili lidhet nga infrastruktura hekurudhore dhe rrugore që lidh rajonet qendrore dhe veriore të Malit të Zi me jugun e vendit, do të jetë një pikë kyçe lidhëse midis rrugëve ujore të vendit dhe rrugëve ndërkombëtare ujore që lidhin portin me Kalimin e Përbashkët të Kufirit Ckla dhe Portin e Shkodrës. në Republikën e Shqipërisë ”, shpjegohet në strategji.

Ndërtimi i këtrij porti do të ndërtohet me fondet e BE-së, si pjesë e programit projektit IPA II, që flet për bashkëpunimin ndërkufitar.

Porti i Virpazarit dhe pika kufitare duhet të ndërtohet deri në qershor 2022.

GAZETA SHQIP