![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/10/Hasan-Capari.jpg?fit=960%2C571&ssl=1)
Portret: HASAN ÇAPARI – MJESHTRI I HARMONISË SË NGJYRAVE
Portret:
HASAN ÇAPARI – MJESHTRI I HARMONISË SË NGJYRAVE
Nga Luan Rama
Ndër emrat e piktorëve shqiptarë që pavarësisht kohështrirjes së krijimtarisë në dy sisteme politikë, ia kanë dalë suksesshëm të ruajnë kohezionin e përjetimit artistik dhe materializimin e tij në veprën artistike, është padyshim edhe Hasan Çapari.
Pa cënuar karakterin dhe tipologjinë e krijimtarisë së vet, por edhe duke i përveçuar ato bindshëm dhe cilësisht në rritje, përmes një harmonizimi mjeshtëror dhe me shumë elegancë të ngjyrave, tablotë, peizazhet, por edhe portretet e tij të imponojnë një vëmendje të veçantë e të provokojnë, të joshin me një spontaneitet të habitshëm të gjesh në to një realizëm romantik si në poezitë e Naimit, e po aq, heraherës edhe një lloj impresionizmi që vjen natyrshëm në kohë e qëndron bukur.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/10/Hasan-Capari-3.jpg?resize=423%2C567&ssl=1)
Hasan Çapari
Hasan Çapari ka tonin e vet, të cilin duke e përdorur në funksion të mishërimit të idesë artistike që do të shprehë apo të theksojë, ia arrin të imponojë atë që do ai të ndjejmë kur ne shohim punët e tij.
Kjo padyshim që është një zotësi që jo çdo piktor di ta shfaqë.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/10/Hasan-Capari-3-1.jpg?resize=665%2C891&ssl=1)
Hasan Çapari
Unë kam fatin të kem në koleksionin tim privat disa punë të Hasan Çaparit, tre prej të cilave po i ndaj me ju, sepse në fund të fundit, vepra e çdo artisti e merr vlerën kur është në sytë e njerëzve.