Portretet me një vijë lidhin figurat e njohura shqiptare
Portretet me një vijë lidhin figurat e njohura shqiptare
“Këto punime kam filluar t’i bëj për vete dhe nuk kam menduar kurrë që me to të bëj një ekspozitë…”, ka thënë artisti Visar Kryeziu
Figura të shquara kombëtare, të luftës, letërsisë, intelektualë e humanistë, veprimtarë periudhash të ndryshme, takohen për të parën herë në ekspozitën e Visar Kryeziut. Edhe pse portretet mund të jenë ndër stilet më të vështira të vizatimit apo pikturës, në fakt me vetëm një vijë, Kryeziu i ofrohet aq shumë perfeksionit të paraqitjes së fytyrave të personazheve në punimet e tij. Për këtë arsye edhe i la emrin ekspozitës “Në një vijë me Visar Kryeziun”.
Nga: Koha.net