“Poshtë Ardi Veliu”/Ja qytetet ku ka filluar protesta përveç Tiranës për vrasjen e Klodian Rashës
“Poshtë Ardi Veliu”/Ja qytetet ku ka filluar protesta përveç Tiranës për vrasjen e Klodian Rashës
11 DHJETOR 2020
Për të tretën ditë radhazi ka nisur protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Pas Tiranës, qytetarët kanë pushtuar edhe rrugët e qytetit të Korçës. Ata kërkojnë drejtësi për Klodianin, i cili u nda nga jeta në moshën 25-vjeçar.
Edhe në Lezhë një grup të rinjsh po protestojnë. Ata janë mbledhur në qendër të qytetit me thirrjet “Rama ik” dhe “Drejtësi për Klodianin” ku marshuan drejt Komisariatit të Policisë ku po hedhin shashka në drejtim të godinës.
Blutë po monitorojnë protestën dhe ju kanë kërkuar të rinjëve që të shpërndahen.
Marshimi ka nisur në Pogradec, ku qytetarët me thirrje e pankarta në duar kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu.
Gazeta Sot