“Poshtërim i opozitës”. Analiza e Fatos Lubonjës për përjashtimin e Berishës nga PD: – Basha duhet të japë dorëheqjen, vendimi i tij fuqizon pushtetin e Ramës.
“Poshtërim i opozitës”. Analiza e Fatos Lubonjës për përjashtimin e Berishës nga PD: – Basha duhet të japë dorëheqjen, vendimi i tij fuqizon pushtetin e Ramës.
10 shtator 2021
“Përjashtimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike poshtëron opozitën dhe fuqizon Ramën”. Kështu e analizon Fatos Lubonja vendimin e Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.
Në një intervistë për News24, shprehet se vendimi i Bashës fuqizon pushtetin e Edi Ramës.
Sipas Lubonja vendimi që mori lideri demokrat nuk përfaqëson vullnetin e opozitarëve që kërkojnë ndryshimin e PD. “Ajo që bëri Basha me Berishën është nëpërkëmbje e partisë”, u shpreh Lubonja.
“Besoj se është një ndjesi e keqe, një lloj poshtërimi i opozitës më është dukur ky akt. Nuk është një gjë që bëhet nga vullneti i opozitarëve të rinj që kërkojnë të ndryshojnë, por është një veprim që merret sepse e kërkojnë amerikanët.
Deklarata e Bashës ishte kontradiktore, pasi rendiste arritjet në fund thoshte që do ta largojë se ma kërkojnë amerikanët.
Është një poshtërim i opozitës që forcon Ramën, autoritetin dhe fuqinë e Ramës dhe një poshtërim i shqiptarëve në përgjithësi. Ne kemi nevojë për një opozitë që ta ndërtojmë vetë. Është një gjë koti, por ka edhe një të mirë. Turbullo dhe kthjello.
Lulzim Basha ka pasur një presion dhe sipas asaj që kam lexuar sot është një liste që i kanë thënë Bashës, nëse nuk e heq Berishën do të futesh edhe ti në listë. Nëse kjo është e vërtetë, kjo është skandal. Nuk ka më turp.
Si mund te merret një vendim kaq i rëndësishëm. A sulmon Edi Ramën për autoritarizëm?! Si e merr ti ketë vendim pa u konsultuar? Kjo është nëpërkëmbje e gjithë partisë. Të gjitha ata që e kanë akuzuar për vendimmarrje të njëanshme kanë të drejtë. Nuk merret një vendim i tillë, vendime të tilla merren me kolegjialitet, ku ka pro dhe kundër, pyetet partia.
Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, si mund të nëpërkëmbësh ti partinë kështu”, tha ndër të tjera Lubonja.
Gazeta Panorama