
Posta e Maqedonisë emëton pullën postare për 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut
Posta e Maqedonisë ka emëtuar sot (11 janar) pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu.
Lajmin e ka bërë me dije Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, përmes një postimi në twitter.
Shqiptaret perkrahin cdo akt qe i sherben Bashkimit Kombetar Shqiptar dhe Integrimit te tyre ne te gjitha drejtimet. Kjo eshte deshmi e mirekuptimit dhe shkembimit historik e kulturor ndermjet Shqiperise e Maqedonise.