PPE rihap rrugën për PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit
18 Tetor 2024
Në letrën drejtuar Sali Berishës nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, i kerkohet që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.
Situata e krijuar në PD në tre vitet e fundit, pas përçarjeve të vazhdueshme, bënë që Partitë Popullore Evropiane, të pezullonin Partinë Demokratike, nga aktivitet e saj.
Krijimi i situatës në Shqipëri, ku Lulzim Basha pretendonte se drejtonte PD-në e nga ana tjetër Berisha shprehej se PD-ja e vërtetë është ai, bën që PPE, të mos mbante anë, por të linte që konflikti të mbaronte.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, duket se PPE, tashmë ka hequr pezullimin për Partinë Demokratike duke njohur Sali Berishën si kryetar të saj.
Në letrën drejtuar Sali Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber, i shkruan Berishës që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.