“Prapaskena” te sulmit ndaj sistemit TIMS dhe MEMEX: – Janë zhdukur gjurmët e udhëtimeve të Taulant Ballës me trafikantët! Janë 54…
Kryetari i PD Sali Berisha zbuloi ditën e sotme një skenar të ri për arsyet pse u godit sistemi TIMS dhe MEMEX nga hakerat.
Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Gjirokastër tha se qëllimi i vërtetët ishte për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve të Taulant Ballës, i cili sipas tij ka fluturuar rreth 54 herë më trafikantët.
Sipas ish-kryeministrit “Siguria është më në rrezik se asnjëherë”.
“Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurt se këto ditë. Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe MEMEX. Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët.
Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës, 54 herë me trafikantë. Një polic që ishte një lloj pengese, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekurin e nxehtë.
Ndaj dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi. Ka çuar tani një zëdhënës të vetin, se atë shefin e SHISH e dërgoi për shkollim, se paska qenë pa shkollë ky Helidoni, dhe çoi këshilltarin e tij që nuk është marrë kurrë me shërbimet inteligjente. Pra, ka shtrirë tërësisht kontrollin ne çdo qelizë.
Siguria është më në rrezik se asnjëherë. Shkalla e papërgjegjshmërisë së tij është më e madhe se çdo herë. Pas çdo firme që vendos është një vjedhje e re. Pas çdo ligji që sjell në parlament, ka një grup interesi”, thekson Berisha.
Gazeta Panorm