Preç Zogaj tregon se kush ka blerë vota në 2017. Rënia drastike e euros në 4 javët e fushatës 2017, shpjegohej vetëm me zgjedhjet. –

29/04/19.

Presidenti i Institutit Europian Pashko, Preç Zogaj të hënën deklaroi se në vitin 2017 është kryer një nga shit-blerjet më masive të votës.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Zogaj tha se zgjedhjet në Shqipëri janë manipuluar gjithmonë në një mënyrë të caktuar.

Preç Zogaj: Në 2017 ka qenë shit-blerja më e madhe e votave. Zgjedhjet janë manipuluar në Shqipëri, gjithmonë me nga një mënyrë të caktuar. Në 2017 është bërë shit-blerja në mënyrë masive. Rënia drastike e euros në 4 javët e fushatës shpjegohej vetëm me zgjedhjet. PD nuk ka blerë vota, por këtu nuk blen ai që nuk ka. Ata që i kanë mundësitë blejnë. 2013 kanë qenë zgjedhjet më të mira. Edhe fakti që shitet vota, do të thotë që vota ka humbur vlerën. Shumë fasha të shoqërisë sonë e konsiderojnë votën të pavlerë. E kam kërkuar në atë kohë që zgjedhjet të mos njiheshin, nuk është rrahur hekuri sa është i nxehtë. Tani e kërkojnë 2 vjet më pas.

Gazeta Liberale