Prej 28 vitesh në Itali, rikthehet skulptori Ylli Plaka: Ëndërr, të ekspozoj edhe në Tiranë. –
Prej 28 vitesh në Itali, rikthehet skulptori Ylli Plaka: Ëndërr, të ekspozoj edhe në Tiranë. –
Ylli Plaka rrëfen krijimtarinë e tij artistike në Itali. Prej 28 vitesh jeton edhe punon, si skulptor edhe qeramist në Savona. Arti i tij është ekspozuar në Itali, Greqi edhe Francë, ndërsa nga Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka pasur asnjë ftesë.
Nga: Valeria Dedaj.
- Skulptori Ylli Plaka jeton edhe punon prej 28 vitesh në Itali. Nga vendlindja është larguar, si të gjithë emigrantët e tjerë. Klandestinë, në kërkim të një jete më të mirë, të lirisë.
Pasi përfundoi studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë, arrin në Savona të Italisë dhe nis zanatin e tij, si skulptor edhe qeramist. Në këtë rrëfim për kamerën e “Report Tv”, skulptori Ylli Plaka tregon rrugëtimin e tij artistik nga fillimi i viteve ’90, deri në ditët e sotme.
Ëndrra ime për të bërë art ka lindur në moshën 10-vjeçare, vizatimet e para kanë qenë në kroki, por edhe riprodhime fumeti të revistave. Mësuesja ime e parë e vizatimit vuri re se kisha diçka të veçantë nga të tjerët, evidentoi talentin. Kjo ishte arsyeja që unë u afrova me artin.
Ylli Plaka, skulptor
Në një moment që isha në Porecelan me shokët e mi, marr lajmin që do të niseshin anijet nga Durrësi. U them shokëve edhe nisemi për në Durrës. Anijet ishin të mbushura plotë
Ylli Plaka, skulptor
Ai është një artist që beson në ekspresionin figurativ edhe pse sillet me liri ekstreme. Kritiku Mario De Micheli është shprehur se format që Plaka krijon korrespondojnë me botën e tij të brendshme, fantazinë dhe ëndrrat e tij
Pas punëve të para eksperimentale nisa që të bëj një punë më figurative, duke u inspiruar nga realizmi edhe surrealizmi.
Ylli Plaka, skulptor
Kërkesat e tij janë të natyrës poetike, format e tij të zgjojnë një sugjestion të thellë, janë paraqitje figurash, gruaje o burri, të barkave o të hënës, të kalit dhe jo vetëm. Artisti ndalet edhe tek skulpturat e parkut poste-moderniste në Shqipëri.
Pak punë shoh, nuk shoh shumë. Arsyet janë të ndryshme, ose se pajtohen me një lloj cilësie të dobët, ose më të mirët nuk shprehen si duhen. Por nëse skulptura monumentale e realizmit socialist kishte arritur një farë konsolidimi edhe skulptorët kishin arritur një lloj cilësie, tani edhe ajo lloj forme ka arritur që të degjenerohet.
Arti i Ylli Plakës është ekspozuar në galeri të ndryshme në Itali, Francë, Greqi edhe jo vetëm, ndërsa ëndrra e tij është që një ditë të ekspozojë edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shqipëri.