Prej 5 vitesh jetojnë në garazh, banesa ju dëmtua nga tërmeti. – Çifti i të moshuarve apel qeverisë: Shtëpinë, ose lekët
21 Gusht 2024
Kjo është shtëpia e Pashk Lalës ne fshatin Shullaz te Kurbinit.
E dëmtuar nga tërmeti dhe e pabanueshme, 84-vjeçari është i detyruar të jetojë aty së bashku me bashkëshorten e tij 82-vjecare.
Ai kërkon që të marrë dëmshpërblimin nga tërmeti, pasi që prej 2019-ës jeton në garazhin pranë banesës së dëmtuar.
Vuajtjet për të s’kanë fund … Teksa na tregon kalvarin e gjatë të regjimit komunist thotë se dyert e institucioneve i janë mbyllur pasi pretendon se nuk ka përfituar këstet e dëmshpërblimeve nga Statusi i të Përndjekurve, si nga babai, bashkëshortja e tij dhe personalisht ai
Thirrja e vetme e tij është respektimi i ligjit dhe të marrë paratë që i takojnë.
Nga OraNews