![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/04/800-0-6246ed66cc47b.jpeg?fit=800%2C481&ssl=1)
“Prek stomakun! Mbërritja në Shqipëri brenda pak ditësh”. – ISHP paralajmëron përhapjen e një mutacioni të ri të COVID
“Prek stomakun! Mbërritja në Shqipëri brenda pak ditësh”. – ISHP paralajmëron përhapjen e një mutacioni të ri të COVID
1 PRILL 2022
Epidemiologu Artan Simaku ka paralajmëruar se brenda pak ditëve pritet që të qarkullojë edhe në vendin tonë një variant i ri i koronavirusit.
“Varianti BA2 është një nënvariant i Omicronit, që po qarkullon pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Është i ngjashëm me Omicronin, por ka një transmetueshmëri më të lartë”, u shpreh Simoni.
Përveç transmetueshmërisë më të lartë, nënvarianti BA2, në dallim me mutacionin Omicron të koronavirusit, shfaq disa simptoma të tjera: “Përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut”.
Instituti i Shëndetit Publik dërgoi pak ditë më parë në laboratorin e referencës në Gjermani disa mostra të dyshuara si të infektuara nga varianti BA2. Brenda kësaj jave pritet edhe përgjigjja për të konfirmuar nëse në territorin e vendit po qarkullon ky mutacion i ri.