Presidenti Bajram Begaj zgjedh skuadrën e tij. Zbardhen emrat e parë, nga ish-kryetari i KQZ-së tek 2 gazetaret e njohura
7 Gusht 2022
Ish-kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ky ka qenë një nga emërimet e para që ka bërë kreu i shtetit, i cili po formon skuadrën e tij këshilluese
për mandatin e tij 5-vjeçar.
Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet e Begajt, duke pritur të ngrihet ekipi i plotë.
Gazetarja Esiona Konomi ka mësuar disa prej emrave kyç që do të ndihmojnë kreun e shtetit në ushtrimin
e detyrës së tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali.
Ai e ka mbajtur këtë post më herët në ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm,
kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.
Kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë
e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.
Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar
në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.
Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.
Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga,
e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.
Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi,
gjatë qeverisjes Rama-Meta.
Presidenti është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij.