Presidenti i ri i Malit të Zi Politikani pro serb. – Provokojnë mbështetësit e tij: Kosova është Serbi!
3 Prill 2023
Festë para selisë së partisë “Evropa Tani”, pasi Jakov Milatoviç arriti që të fitonte zgjedhjet përballë Milo Gjukanoviç.
Siç raportojnë mediat serbe, përkrahësit e Milatoviç, një politikan pro serb, mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi”, dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”.
Qendra për Tranzicionin Demokratik tha se 58.9 për qind e zgjedhësve votuan për z. Milatoviç, ndërsa presidenti aktual, Milo Gjukanoviç fitoi 41.1 për qind të votave.
Duke shpallur fitoren në selinë e lëvizjes së tij në Podgoricë, Jakov Milatoviç, 37 vjeçar, tha se kjo “është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet”.
BallkanWeb