Presidenti i SHBA Joe Biden: – Nëse ikim nga Ukraina, radhën e ka Ballkani dhe këto dy vende…
21 Janar 2024
Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte, presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se braktisja e Ukrainës, do të zhvendoste konfliktin në Ballkan, Poloni, Hungari.
“…Çfarë mendoni se do të ndodhë në Ballkan, nëse ne ikim nga Ukraina dhe lejojmë që Rusia të jetë në gjendje të vazhdojë kasaphanën? Çfarë mendoni se do të ndodhë në Poloni, Hungari?” – citohet Biden.
Mediat raportojnë se ndihmësit kryesorë të Biden kanë vënë në dijeni anëtarë të Kongresit amerikan, se heqja dorë nga ndihma për Ukrainën, do të mundësonte Rusinë të fitonte luftën në pak javë.
Gazeta Dita