Presidenti i Ukrainës i përgjigjet Biden për ofertën për evakuim. “Kam nevojë për municion, jo një udhëtim”
Presidenti i Ukrainës i përgjigjet Biden për ofertën për evakuim.
– “Kam nevojë për municion, jo një udhëtim”
26 SHKURT 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kthyer përgjigje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili i ofroi mundësinë për evakuim.
“Lufta është këtu. Kam nevojë për municione, jo një udhëtim”, ka thënë një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës, i cili gjithashtu e përshkroi Zelenskyn si optimist.
Ne nje Thirrje drejtuar popullit te tij Presidenti tha:
– “Unë jam këtu. Ne nuk po i ulim armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta, dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.
“Washington Post” kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.
Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Presidenti Volodymyr kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.
Gazeta Shqip