Presidenti Meta betohet para 100 mijë vetave se pas 15 marsit do shpërndajë parlamentin e turpit

02/03/2020

Miting madhështor sot në Tiranë. Në fjalën e mbajtur para me shumë se 100 mijë qytetarëve që morën pjesë  në manifestim, Presidentit Meta deklaroi se herën tjetër do të firmoste dekretin e shpërndarjes së parlamentit puçist, nëse pas miratimit të reformës zgjedhore nuk do të kishte reflektim nga ana e mazhorancës.

Reforma zgjedhore është planifikuar të miratohet më 15 mars dhe pas kësaj date pritet që të shpallen zgjedhjet e parakohshme nga ana e Kryetarit të Shtetit. Pjesmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe fjala e Presidentit Meta ishte madhështore, çka ndezi krejt Bulevardin kryesor në Tiranë. “Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli!-ishte thelbi i fjalimit të Presidentit.

Teksa firmosi firmos dekretin e parë, para qytetarëve të mbledhur në tubimin e thirrur prej tij, kundër “ligjit për betimin te lana dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, kreu i shtetit tha se është detyra e tij që të mbrojë kushtetutën dhe të jetë i pari në atë që e konsideroi “luftën kundër grushtit të shtetit”.

Edhe Hitleri nëpërmjet ligjeve antikushtetuese, e instaloi diktaturën e tij. Kur populli ka frikë nga qeveria, aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, ka drejtësi. Diktaturat mund të ndërrojnë fytyrë, por ato mbeten të njëjta, armike të drejtësisë, armike të lirisë. Është detyra ime të mbroj kushtetutën, shtetin e së drejtës, të garantoj shtetin laik, ku edhe gruaja të jetë e barabartë me burrin, si në jetën publike dhe atë profesionale dhe të mos i marrim gratë në qeveri për t’i përdorur për falsifikim. Është detyra ime si kryetari shtetit të jemi ia pari në luftën kundër Grushtit të Shtetit. Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë botën demokratike. Jam i lumtur që populli ka në këtë shesh popullin e kushtetutës. Para se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetuës për betimin te lana, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kërkojë vullnetin tuaj, kush është pro të ngrejë dorën, vdekje grushtit ët shtetit.  Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës. Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta.

Gazeta Koha e Jone