Presidenti Meta flet për inceneratorët dhe plas ‘bombën’: – Dy prej pronarëve fshihen në…
Presidenti Meta flet për inceneratorët dhe plas ‘bombën’: – Dy prej pronarëve fshihen në…
17 MAJ 2022
Presidenti Ilir Meta u shpreh se dy prej pronarëve të inceneratorëve, që janë shpallur në kërkim në Shqipëri, me gjasa ndodhen në Vjenë.
Por sipas tij, Meta aludoi se pronari i vërtetë është tjetër kush, duke shigjetuar kështu Ramën.
“Më thonë dikush se; nuk mban ekuilibrin. Por kur të gjithë janë një palët dhe kjo palë është në funksion të 5-6 oligarkëve, për të mbajtur në presion dhe terror. E dëgjuar dje; kush ka makinë të shtrenjtë, të deklaroj pagën. Çfarë është ky presion dhe terror që iu bëhet qytetarëve? Kush të ka penguar që të bësh hetim.
Si shpjegohet se pronarët e 3 iniciatorëve, po bëjnë namin në kontinentet të tjera dhe s’janë kapur dhe thuhet se dy prej tyre janë në Vjenë. Shpjegohet se ata nuk janë pronarët e vërtetë, por s’kanë venë emrat. Dihet kush është pronari dhe pse i është futur tartakuti.”, tha Meta.
Gazta Sot