Presidenti Meta Gjeste te veçantë në takimin me Berishën dhe – Cfare tha Berisha pas takimit. –
Presidenti Meta Gjeste te veçantë në takimin me Berishën dhe – Cfare tha Berisha pas takimit. –
20 nentor 2019
Presidenti Ilir Meta u takua këtë të mërkure në orën 12:00 me ish kryeministrin Sali Berisha, në cilësinë e ish Presidentit, në vijim të turit të konsultave që kreu i shtetit ka nisur për të diskutuar për krizën ku ndodhet vendi, situatë që ai e ka quajtur dramatike.
Ajo që ra në sy ndryshe nga takimet e mëparshme, ishte fakti që Presidenti e ka pritur vetë Berishën në hyrje dhe e ka përcjellë deri tek dera e jashtme ku edhe janë fotografuar nga mediat.
Batuta e Metes per gazetaret pasi përcolli Berishën ishte: Sipas traditës se malësorëve, e prita vetë mikun dhe e përcolla deri tek dera.
Cfare tha Berisha pas takimit.
Berisha flet pas takimit 30 minuta me Presidentin Meta: – Tani është moment kyç dhe vendimtar.
Ka zgjatur 30 minuta takimi në Presidencë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, i ftuar në vijim të turit të konsultimeve që kreu i shtetit ka nisur për të diskutuar për situatën që ndodhet vendi.
Berisha tha se “tani është një moment kyc dhe vendimtar, për cdo qytetar shqiptar”.
Pjese nga fjala e Berishës:
Në këtë takim me presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së vendit.
Tani është një moment kyc dhe vendimtar, për cdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj këtu se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se cdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në BE.
Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të neveritshme kapien e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.
Kush ka dyshimin më të vogël i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i radar ndrikullës që është aty në kundërshtim me kushtetutën se ajo kërkon që të jetë magjistrat dhe është aty vetëm për ti shërbyer si skllav Edi Ramës.
Kush dyshon në këtë që them i bëj vetëm, një pyetje shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni në 320 gjykatës cili gjykatës në historinë 30 vjecare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake, të PS apo PD, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjet e PS.
Ky gjykatës militant, është bllokuar reforma dy vite me radhë, integrimi se kush nuk voton një vend që s’ka gjykatë të lartë e GJK, kjo është baraz me zero shtet ligjior, ata që i vranë këtij vend e shkatërruan GJK e lanë vendin pa shtet ligjor dhe ky është Rama.
E mbajtën peng deri sa nxorën Dvoranin në krye.
Këtij parlamenti i duhej vënë dryni që shtatorin e kaluar. Ish kryeministri Sali Berisha dha këtë përgjigje kur u pyet nga gazetarët pas takimit me Presidentin Ilir Meta nëse do vepronte njësol pasi ky i fundit ka lënë të kuptohet në një deklaratë disa ditë më parë se “Parlamenti me një dekret shpërndahet”.
“Ti servirësh shqiptarëve si parlament ndërkohë që kushtetuta e ka përcaktuar 140 deputetë, unë s’mund të them sikur të kisha qenë se s’më lejohet por ai parlament për mua e meritonte mbylljen, gozhdimin e dyerve që në shtatorin e vitit që shkoi”, tha Berisha.
Deklarata e tij erdhi pas 30 minutash takim në Presidencë me Presidentin Meta, i ftuar në vijim të turit të konsultimeve që kreu i shtetit ka nisur për të diskutuar për situatën që ndodhet vendi.
Gazeta Panorama