Presidenti Meta paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

15/11/19

mapo.al

Pasi Parlamenti u mblodh sot në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me “ngërçin” që është krijuar për sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, lajmëron se në orën 13:00 kreu i shtetit Ilir Meta do të dalë në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!