Presidenti Meta reagon pas vendimit të Gjykatës së Hagës për Rusinë
Presidenti Meta reagon pas vendimit të Gjykatës së Hagës për Rusinë
16 MARS 2022
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës e cila ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.
Mesazh i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta
Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës. Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.
Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina. Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane.
Gazeta Sot