Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e artistit të njohur Sali Shijaku, i puth dorën: – Folëm për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorin dhe…
5 nentor 2020
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme fotot e takimit në shtëpinë e artistit të njohur, Sali Shijaku.
Meta në mesazhin e tij shkruan se gjatë bisedës me artistin e njohur kanë biseduar rreth natës së 7 tetorit 1942 dhe në veçania për trimërinë Vojo Kushit.
“Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.
Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli. I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re!”, shkuan Meta
Gazeta Panorama