Presidenti polak pritet të ‘zbarkojë’ në Shqipëri. – Zbardhet agjenda, do takohet me Presidentin Begaj.
7 Maji 2023
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda do të vizitojë Shqipërinë në datat 10-11 maj, pas ftesës së homologut Bajram Begaj.
Duda do të jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.
Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.
Presidenti polak pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023, ndërsa, më 11 maj, ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj në Presidencë.
Të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim pas ceremonisë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.
Gazeta Sot