
Presidenti rus shpall armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve
19 Prill 2025
Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve. Armëpushimi do të jetë në fuqi nga ora 18:00 e datës 19 prill deri në mesnatën e 21 prillit (ora lokale).
Ndërkohë, Ukraina ka mohuar raportet se është “90 për qind në pajtim” me planin e paqes të Trump të paraqitur në Paris. Ministri ukrainas i Mbrojtjes tha se ai “nuk merr vendime politike” dhe për këtë arsye nuk mund të bëjë “vlerësime në përqindje”.