“Mesazhi ishte i qartë”/ Vuçiç forcon kërcënimet e Putinit: Pas 1 ose 2 muajsh nis Lufta e Tretë Botërore
21 Shtator 2022
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se bota shumë shpejt mund të zhytet në një luftë të re, duke komentuar deklaratat e fundit nga homologu i tij rus, Vladimir Putin.
Për Vuçiç, mesazhi i Putin është shumë i qartë, dhe bëhet fjalë për luftë të re botërore pas një ose 2 muajsh.
“Nuk është e vështirë të merret me mend se çfarë po kërkon të thotë Presidenti Putin në terma të përgjithshëm. Unë supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe tani pyetja është se ku janë kufijtë dhe nëse do të shkojmë pas disa kohësh, ndoshta në një ose dy muaj do të shkojmë në një konflikt të madh, që nuk e kemi pasur që nga Lufta e Dytë Botërore”- tha ai.
Gazeta Shqip