Presidenti Volodymyr Zelensky tek Varri i Gjyshit (2)

Presidenti Zelensky nip  heroit te “Ushtrise se Kuqe” kundra Hitlerit, vete Personalitet kundra Diktatorit Putin …

26 Shkurt 2022

Disa ditë përpara se Volodymyr Zelensky të merrte detyrën si Presidenti i Ukrainës, ai udhëtoi drejt qytetit të tij të lindjes, Kryvyi Rih.

Atje ai vizitoi varrezat dhe vendosi një lule mbi varrin e gjyshit të tij Semyon Ivanovich Zelensky, i cili luftoi si pjesë e “Ushtrinë së Kuqe” të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“[Semyon] kaloi gjithë luftën dhe mbetet përgjithmonë në kujtesën time si një nga ata heronj që mbrojtën Ukrainën nga nazistët. Faleminderit për faktin që ideologjia çnjerëzore e nazizmit është përgjithmonë një gjë e së kaluarës. Faleminderit atyre që luftuan kundër nazizmit – dhe fituan” shkroi Zelensky në Facebook.

Kjo deklaratë prekëse do të dukej e çuditshme këtë javë nëse dikush do të besonte pretekstin e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e vendit. Sipas “The Washington Post”, një nga qëllimet e “operacionit special ushtarak”, ishte “denazifikimi” i Ukrainës.

Putin thotë se do të ‘denazifikojë’ Ukrainën. Sipas medias amerikane, pretendimi është qesharak në pamje të parë. Jo vetëm që lideri i Ukrainës është hebre, por shumë nga të afërmit e tij u vranë nga nazistët.

Në janar 2020, gjatë përkujtimit në Izrael të 75-vjetorit të çlirimit të Aushvicit, Zelensky i rrëfeu kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dy histori të disa prej heronjve më të guximshëm të vendit të tij gjatë luftës: një grua myslimane të Krimesë dhe një prift katolik, të cilët shpëtuan dhjetëra fëmijë hebrenj.

Në një intervistë me Times of Israel në të njëjtin muaj, Zelensky tha se stërgjyshi i tij dhe 4 fëmijët luftuan të gjithë në ushtrinë sovjetike, por gjyshi i tij ishte i vetmi që u kthye në shtëpi.

Më shumë se 1 milion ukrainas hebrenj u vranë gjatë Holokaustit. Si president, Zelensky ka mbikëqyrur ndryshimet e emrave në shumë monumente të vjetra sovjetike dhe emrat e rrugëve me ato të heronjve ukrainas, duke përfshirë hebrenjtë ukrainas.