Pretendojnë se ka dy viktima. – 1 mijë muxhahedinë dalin në protestë pas kontrollit të policisë në kampin e MEK
20 Qershor 2023
Më shumë se 1 mijë muxhahedinë të strehuar në kampin MEK në Manëz kanë dalë në protestë pas kontrollit të policisë.
Situata është e tensionuar, pasi ka patur edhe përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë.
Muxhahedinët të tensionuar kanë deklaruar se kontrollet e policisë janë të kundërligjshme, ndërsa pretendojnë se janë vrarë edhe dy persona, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.
Mësohet gjithashtu se janë lëshuar 70 urdhër arreste.
“Nuk ndihemi më të sigurt këtu. Policia na sulmuan ne. Na kanë shkelur të drejtat tona të njeriut. Policia na vrau vëllain tonë. Ata erdhën në mëngjes ishin në krevate. Pse na trajtojnë si terroristë ne”, tha një grua muxhahedine.
Gazeta Shqiptare