Priftërinjtë hyjnë në repartet Covid për t’u dhënë kurajë të sëmurëve
Priftërinjtë hyjnë në repartet Covid për t’u dhënë kurajë të sëmurëve
20 dhjetor 2020
Në kishat e kryeqytetit Bullgar “Lindja e Krishtit” dhe “Shën Joan Rillski” u mbajten mesha për bekimin e vajit e për shëndetin e të sëmurëve nga koronavirusi.
Priftërinj nga Sofja të cilët e kaluan sëmundjen kanë ndërmend që nga 20 dhjetori deri më 23 dhjetor të vizitojnë repartet Covid në spitalet e Sofjes që të mirosin me vaj të shenjtë dhe të spërkasin me ujë të shenjtë pacientët dhe gjithë stafin mjekësor.
Nisma realizohet me bekimin e Patrikut Neofit. Nga Mitropolia e Shenjtë e Sofjes rikujtojnë se ky nuk është aksioni i parë bamirës i klerit bullgar. Ditën e Familjes së Krishtere 21 nëntor, priftërinj dhuruan gjak në përkrahje të mjekëve në luftimin e tyre për shpëtimin e të sëmurëve nga Covid-19.
Radio Bullgaria