Prifti, mesazh nga xhamia: – Të ishim sa gjysma e muslimamëve!
10 Nentor 2022
Kleriku ortodoks nga Elbasani, këshillë grigjës së krishterë nga Prizreni e Tetova
Një prift ortodoks nga Elbasani ka besuar me pohimet e tij nga një vizitë në disa xhami të njohura të trojeve shqiptare, si në Prizren apo Tetovë, duke vlerësuar besimin e qashtërt të muslimanëve, si dhe atë që s’mund të kundërshtojë assesi atë që besojnë muslimanët.
“Muslimanët e besojnë Muhamedin si profet …! Kush jam unë që të them të kundërtën e kësaj!”, shkruan At Nikolla Xhufka. Ai më pas i drejtohet grigjës së krishterë, duke u thënë:
“U them të gjithë të krishterëve para se të thoni ‘na mbytën xhamitë”, nëse ju do kishit gjysmën e besimit që muslimanët kanë(falen 5 herë në ditë, e duan dhe e mbrojnë njëri-tjetrin, nuk përgojojnë, ndërtojnë xhaminë dhe të gjithe sëbashku kujdesen për të..etj). Mos shikoni kleçkën në syrin e tjetrit, por shikoni traun në syrin dhe zemrën tuaj”, shkruan kleriku ortodoks.
Ai bën me dije një vizitë në një prej xhamive të Prizrenit teksa shkruan:
“Pata fatin të vizitojë xhamitë madhështore nën shoqërinë e Enes Limani, imamit të Prizrenit.
Vura re një habi në sytë e shqiptarëve që shikonin një prift që krahas kryqit mbante varur dhe flamurin shqipëtare.
Me falenderime të ngrohta dhe përzemërsi, ju falenderoj”, janë fjalët e të priftit të krishterë nga Elbasani, ndryshe kryeqytet i bashkëjetesës fetare në të gjithë trojet shqiptare.
Nga: tesheshi.com