Prifti rreh besimtarin në mes të rrugës, nuk do ta besoni arsyen
27 Korrik 2022
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e të martës në Casetra të Italisë, ku një prift ka sulmuar një besimtar pasi ky i fundit la vetëm 25 euro në një funeral të mbajtur nga prifti.
Sipas mediave vendase në fund të një funerali, një i afërm i të ndjerit shkoi në sakristi për të lënë 25 euro.
Dhurim i cili gjithsesi do të ishte gjykuar shumë i ulët nga prifti, siç nënvizoi ai vetë para famullitarit. Pas një sherri verbal, prifti dyshohet se ka sulmuar burrin. Ai e ndoqi në rrugë dhe më pas e rrahu.
Qytetari është dërguar në spital dhe do të denoncojë priftin. Besimtarët kanë specifikuar se dhënia e lekëve nuk është detyrim.