Prigozhin frikë nga hakmarrja e Putinit, pas tërheqjes nga rebelimi zhvendoset në Bjellorusi
25 Qershor 2023
Kreu i Grupit Wagner njoftoi sot arritjen e marrëveshjes me Putinin, të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus Lukashenko, marrëveshje që i dha fund grushtit të shtetit.
Sky News njofton se në bazë të marrëveshjes së arritur mbrëmjen e sotme, Prigozhin do të zhvendoset në Bjellorusi ndërkohë që një nga kushtet ka qenë që mercenarët e tij të mos ndiqen penalisht.
Kujtojmë se në kanalin e tij në Telegram, Prigozhin njoftoi se një nga arsyet e tërheqjes nga marshimi drejt Moskës kur ishin vetëm 200 kilometra larg kryeqytetit, ishte që të parandalohej derdhja e gjakut të ushtarëve rusë.
“Ne u nisëm më 23 qershor në marshimin e drejtësisë. Iu afruam Moskës rreth 200 kilometra. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga palët, ne i kthejmë kolonat tona dhe kthehemi në drejtim të kundërt në kampet fushore”, tha ai.
Nga OraNews