
Primaret në PD/ Publikohen rezultatet për Tiranën, kush janë kandidatët më të votuar (Lista e PLOTË)
3 Mars 2025
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.
Sipas PD, procesi u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke treguar interes të lartë dhe besim te qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Kandidatët më të votuar:
Hysen Kadiu – 913 vota
Klevis Balliu – 737 vota
Grigels Muçollari – 666 vota
Jorida Tabaku – 651 vota
Ilir Alimehmeti – 603 vota
Arjan Hoxha – 521 vota
Evin Minarolli – 508 vota
Myslim Murrizi – 403 vota
Arsen Valiasi – 439 vota
Andi Musafaj – 414 vota
Mimoza Hajdarmataj – 400 vota
Dhurata Çupi – 354 vota
Arnold Kariqi – 350 vota
PD sqaron se rezultati i mësipërm përfshin votat e numëruara në 19 Qendra Votimi, nga 21, kjo pasi kutitë e QV-ve Paskuqan dhe Vorë janë konsideruar të parregullta me vendim të KOKOE dhe për rrjedhojë nuk bëhen pjesë e rezultatit përfundimtar.
Kuota minimale e llogaritur, sipas formulës “Imperiali”, për Qarkun Tiranë: 144 vota.