Princi Charles drejt fronit, mbretëresha Elizabeth drejt “pensionit”. –
Princi Charles drejt fronit, mbretëresha Elizabeth drejt “pensionit”
7, dhjetor 2019
Princi Charles i Anglisë mendon që të reduktojë në mënyrë drastike numrin e anëtarëve të familjes mbretërore, aktiv në jetën publike, në momentin që do të bëhet mbret.
Mediat angleze shkruajë se trashëgimtari i kurorës mendon që në jetën publike të përfshihen vetëm dy djemtë e tij Wiliam dhe Harry, bashkë me bashkëshortet dhe fëmijët tyre.
71-vjeçari, do që të reduktojë numrin e pjesëtarëve të familjes mbretërore në jetën publike, pas skandalit të vëllait të tij princit Andrew i cili akuzohet për abuzim seksual.
Po sipas mediave, princi Charles ka zhvilluar një takim në rezidencën e Sandringham me të atin Philip javën e kaluar, gjatë së cilit është folur për “daljen në pension” të mbretëreshës gjatë 18 muajve në vijim, kur të ketë arritur moshën 95-vjeçare.
Kështu kur Charles të marrë fronin, do të menaxhojë çështjet familjare dhe ato zyrtare me të cilat aktualisht merret nëna e tij, e cila pritet të tërhiqet nga froni.
l.h/ dita