Prishja e banesave: – Banorët e “5 majit” përplasen me policinë, bllokojnë trafikun në Unazë
Prishja e banesave: – Banorët e “5 majit” përplasen me policinë, bllokojnë trafikun në Unazë
31 JANAR 2022
Prishjen e banesave nuk e kanë harruar kollaj banorët e rrugës “5 Maji” në Tiranë.
Ata kanë kanë dalë pasditen e sotme (31 janar) në protestë dhe janë përplasur me policinë.
Banorët kanë bllokuar hyrjen e rrugës ‘5 Maji’ në unazën e vjetër dhe për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi duke krijuar trafik të rënduar.
Forca të shumte policie kanë shkuar në vendngjarje dhe u kanë kërkuar banorëve të largohen dhe të mos bllokojnë lëvizjen.
Megjithatë kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër pasi banorët kanë vijuar protestën, madje duke u përplasur fizikisht me policinë.
Gazeta Shqip