Prishja e Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës kundër Ramës: Të restaurohet. –

Ministrja e re e Kulturës Elva Margariti ka dalë kundër Ramës për prishjen e Teatrit Kombëtar. Sipas ministres teatri duhet të restaurohet.

31 Mars, 2019

Tiranë- Ministrja e re e Kulturës Elva Margariti, në më pak se 3 muaj në detyrë, e ka rrëzuar projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas regjisorit Katsriot Çipi që është edhe një nga aktivistët kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, propozimi i ministres së re, është në favor të reastaurimit konservativ, jo në favor të prishjes. Madje kjo konfirmohet nga pjesa e intervistës e shkëputur dhe e publikuar nga regjisori.

Reagimi i plotë i Çipit:

ELVA MARGARITI, MINISTRE E KULTURËS, KUNDËR RAMËS E VELIAJT PËR TEATRIN KOMBËTAR ARKITEKTJA E DIPLOMUAR NË FIRENCE DHE E SPECIALIZUAR PËR RESTAURIMIN DHE RIJETËZIMIN E OBJEKTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE MENDON KREJT NDRYSHE NGA INJORANTËT RAMA E VELIAJ
Në një intervistë të dhënë dje për Report TV, zonja Margariti kërkon hapjen e një polemike publike për të vendosur nëse Teatri Kombëtar duhet t’i nënshtrohet një restaurimi të vëllimeve, me materiale të reja (falso storico – falsifikim historik) apo me të njëjtat materiale (restaurim konservativ).
Pavarësisht se kërkon hapjen e një debati specialistësh me këtë temë, duket se vetë zonja Margariti anon nga restaurimi konservativ, pra rikthimi në gjendjen e mëparshme të Teatrit Kombëtar, duke përdorur të njëjtat materiale, pra, pikërisht atë populitin e famshëm, që aq shumë e ka stigmatizuar i injoranti Veliaj, duke e quajtur herë “tallash” e herë “asbest”.
Madje zonja Margariti shkon edhe më tej, duke e quajtur pikërisht materialin e përdorur një “vlerë të shtuar të objektit”, thënë ndryshe, një arsye pse duhet ruajtur ndërtesa dhe duhet restauruar në mënyrë konservative, me të njëjtin material.


Së treti, qysh në hyrje të këtij prononcimi, zonja Margariti thotë se “Nuk është një problem thjesht arkitekture, sepse të flasësh vetëm për arkitekturën e teatrit, do të thotë ta minimizosh shumë”. Me fjalë të tjera, si specialiste e trashëgimisë, e diplomuar në Firence, ajo vlerëson se Teatri Kombëtar ka vlera përtej arkitekturës.
Ja pra, që specialistët, për të cilët Veliaj dhe Rama thonë se janë kundër restaurimit të Teatrit Kombëtar, paskan mendim ndryshe nga ata, madje edhe kur janë në poste të rëndësishme politike. Mbetet për t’u parë në vijim, nëse zonja Margariti do t’i qëndrojë besnike formimit të saj profesional dhe qytetar apo do ta “dredhë” si ca të tjerë dhe nëse Rama do të vazhdojë ta mbajë në Qeveri, apo do të gjejë rastin për ta liruar nga detyra.

Nga: dosja.al